Ziadin Sela tregon si e kushtëzoi Zaevin dhe si i tha JO kërkesës së Johannes Hahn

0
97

Deputeti i Kuvendit maqedonas, Ziadin Sela ka treguar detaje se si i kushtëzoi partitë aktuale në pushtet që të votonin Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ai tregon se çfarë i tha Zoran Zaev e kishte telefonuar pas zgjedhjeve të vitit 2016.

Sela nuk ka hezituar të tregojë edhe si Komisioneri për Zgjerim u kërkoi të hiqnin dorë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, por që ky nuk pranoi.

“Si të ja bëjmë punën që ta rrëzojmë regjimin e kaluar që ishte, dhe të bëhem unë kryeministër më tha. I thash: unë me atë regjim e kam lufutar dhe do e luftoj Nikolla Gruevksin, sepse janë plotë procese të montuara politike ndaj shqiptarëve, lagjja e Trimave, Sopoti, Mostra e shumë të tjera, por nëse ti dëshiron të bëhsh Qeverinë vetëm një punë e kemi, Ligjin për përdoimin e gjuhës, nëse i do votat, e voton Ligjin”, deklaroi Sela në Oxygen.

Sela thotë se Zaev dhe BDI-ja u munduan të shtrembërojnë momentin në atë kohë, duke dërguar një ligj, që sipas tij, ishte i njëjtë me ligjin e vitit 2008.

Deklaron se u kishte thënë që duhet një Ligj që shfrytëzon në maksimum të drejtën kushtetuese që e lejon Kushtetuta për përdorimin e gjuhës.

“U detyruan të bëjnë ligj komplet të ri, dhe të sillet Ligji aktual që është tani. Pastaj kishte edhe një përpjekje që të spostohet për herë tjetër, sa herë qëvijnë në radhë të drejtat e shqiptarëve, sepse prioritet e kemi qështjen e ndryshimit të emrit dhe marrëveshjen me Greqinë, dhe edhe komisioneri Johannes Hahn kërkoi të heqim dorë. Por unë thash që JO, nuk heq dorë, dhe që brenda 100 ditëve nëse nuk sillet Ligji për përdorimin e gjuhëve ne e lëshojmë Qeverinë dhe presioni nuk i eci, Ligji për Gjuhën u soll, edhe marrëveshja me Greqinë për emrin u bë. Kështu që nuk duhet të heqim dorë nga vetvetja, aq me tepër të heqim dorë nga gjuha, pra i thehmi gjuha e nënës, e të heqësh dorë nga nëna, ligësi më të madhe nuk do të kishte për secilin njeri”, ka deklaruar Sela në Oxygen.

Ndërsa, ka shpejguar se si ishte një amandament që Kosovën nuk e njihte si shtet fqinj, e që ai me kmbëngulje bëri që të ndryshohej, e që tashmë Maqedonia e Veriut kufizohet edhe me shtetin e Kosovës.

Kjo pati ngjallur reagime të mëdha në Serbi, por Sela thotë se ishte një arritje e këndshme. /OxygenPress.info