Ziadin Sela mbështet taksën ndaj produkteve serbe

0
43

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela që është edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, është deklaruar për taksën 100% që Qeveria e Kosovës i ka vendosur produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Në emisionin Oxygen tha se Kosova ka lëvizur kundër rrymës, pra vendosi reciprocitet, jo për të shkaktuar probleme, por me qëllim që të respektohet nga ata që kërkojnë respekt.

“Kohëve të fundit në Kosovë ka disa tentativa për të lëvizur dhe për të notuar kundër rrymës. Ideja që përfundimisht po vendoset një reciprocitet, jo për të krijuar probleme në rajon, por për të kërkuar nga tjetri që të ndjehesh i respektuar ashtu siq kërkon që të respektohet”, tha ai, duke shpjeguar se kjo i pëlqen.

Ai shpjegoi se politika nuk është në vetëm disa emra, por beson se qytetarët mund të ndihmojnë në politikbërje, në këtë rast tha se duhet bojkotim të produkteve.

“Do ta kishte shumë më lehtë edhe kryeministri, edhe politika zyrtare e shtetit të Kosovës nëse edhe populli vet të jetë i diciplinuar, dhe atë që detyrohet ta bëjë shteti përmes taksave, nuk është aspak e nevojshme nëse e bënë populli duke pasur një qëllim dhe duke qenë i diciplinuar, mos me ble produktin e atij që nuk zgjedh mjet për të luftuar”, thotë ai./OxygenPress.info