Zhytësit nxjerrin 22 tonë mbeturina nga deti në Turqi

0
109

Një grup prej 14 zhytësish në Muğla të Turqisë, u bënë bashkë për të pastruar mbeturinat nga shtrati i detit.

Projekti i quajtur “E kaltra më mirë i ngjan detit”, kishte nisur për herë të parë në vitin 2015 në Bodrum, një destinacion i njohur turistik i Turqisë.

Në aksionin e së dielës, zhytësit kanë arritur të nxjerrin nga fundi i detit 22 tonë mbeturina, nga të cilat shumë plastikë, por edhe artikuj shtëpiakë.

Midis tyre, kishte shishe, telefon celular, TV, zgarë, kosh plehrash, vaskë, dhe një karrocë për treg.

Njëri nga zhytësit, Oner Karacicek, tha se shumica e sendeve të gjetura në shtratin e detit u dërguan menjëherë për riciklim, ndërsa për aksionin e tyre, thotë se ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për nevojën për ta mbajtur detin të pastër.

“Deti nuk shërben si një vend vetëm për t’u larë, në të ka shumë gjallesa si peshq, oktapod, apo kallamari. Gjatë aksionit, kishim për qëllim edhe të lirojmë oktopodët e vegjël të cilit ishin bllokuar mes mbeturinash, por edhe peshqit e bllokuar në një rrjetë peshkimi të braktisur”, tha ai.

Ai është i bindur se njerëzit, të cilët mësojnë për përpjekjet e zhytësve për të mbajtur një det të pastër, vetëdijesohen për efektet negative që ka ndotja e detit.

Mbrojtja e ekosistemeve detare dhe bregdetare nga ndotja, paraqet një çështje të brengës globale, pasi rreth 40 për qind të oqeaneve janë të prekura nga ndotja, flasin të dhënat e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Mesdheu ka ndotjen më të lartë në botë me plastikë, thotë UNDP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu