Zhvillohet ilaçi i ri kundër osteoporozës

0
111

Është zhvilluar një formulë e re e një ilaçi, që përdoret për të luftuar osteoporozën dhe që shkakton më pak efekte anësore.

Kalcitonina është hormoni përgjegjës për homeostazën normale të kalciumit.

Në pacientët me osteoporozë, ajo pengon ripërthithjen kockore, duke rezultuar në një rritje të masës kockore.

Por kalcitonina pëson ndryshime në ujë, duke çuar në uljen e efikasitetit, kur përdoret si terapi.

Si zëvendësues, pacientëve me osteoporozë u rekomandohet kalcitonina e salmonit, që nuk përkeqësohet aq shpejt, por që ka nga një fuqi të ulët dhe potencialin për disa efekte anësore negative.

Për të ulur prirjen për këto ndryshime dhe për të rritur përfitimin terapeutik të kalcitoninës njerëzore, studiuesit e Universitetit “Purdue” i nënshtruan disa mbetje të caktuara aminoacidesh specifike në një proces kimik fosforilizimi.

Sipas tyre, kjo teknologji ofron mundësinë e stabilizimit të tyre në mënyrë të kthyeshme, me qëllim që të ndalohet modifikimi stabilizues kur ilaçi i jepet pacientit./ATSH