“Zhurma e Artistëve pa kufi”, për herë të katërt në Prishtinë

0
149

Që nga nesër në Prishtinë, do të organizohet  “ Zhurma e Artistave pa kufi”.

Këtë event e ka organizuar për herë të katërt, Galeria Qahili. Ku do të filloj nga data 13,  dhe do të zgjas deri me  datën 17 tetor.

Si në edicionet e kaluara edhe  këtë edicion do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni. Artistët që do të marrin pjesë,  do të zhvendosin studion e tyre në hapësira të ndryshme të qytetit.

Ky projekt  ka për synim  që të ofrojë qasje tjetër rreth artit dhe kulturës, e po ashtu promovimin e artit dhe kulturës si dhe integrimin e artistëve, në një pjesë më të madhe të popullatës.

“Zhurma e Artistëve pa kufi” u mundësua  me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hotel International Prishtina, Miqt Pub, Birra Shok Shoqe, 2B Studio, Hallakate, Pylli i Arinjve, Mono – Problemat. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu