Zhduket një grua në Prishtinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

0
580

Në Prishtinë ka humbur një grua.
Florie Dujaka, që nga data 19 qershor nuk dihet ku ndodhet.
Për këtë ka njoftuar familja e saj dhe janë në kërkim gjithandej.
Kërkimit i janë bashkuar edhe shumë qytetarë.
Gruaja për herë të fundit është parë rreth orës 14:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe kishte të veshur pantallona të zeza dhe një bluzë të gjelbër.
Familja njofton se ajo që 5 vjet vuan nga sëmundja Alzheimer, apo që njohët si sëmundje e harresës.
Nëse dikush e sheh apo ka dëgjuar diçka për të luteni të lajmëroheni në 044 838 939