Zgjedhjet në SHBA, hidhet poshtë padia e Trump-it në Pensilvani

0
42

Një gjykatës në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara e ka hedhur poshtë një padi të bërë nga ekipi i fushatës së Donald Trump, ku kërkohej që të zhvleftësohen miliona vota të kryera përmes postës.

Gjykatësi Matthew Brann ka thënë se padia e cila mbështetej në akuza për parregullsi, ishte “pa meritë”, shkruan BBC.

Ky vendim ka hapur rrugë që javën e ardhshme në këtë shtet të certifikohet fitorja e Joe Biden.

Kujtojmë se Biden prin me më shumë se 80 mijë vota në Pensilvani.

Vendimi i kësaj gjykate cilësohet si një goditje për Trump i cili po përpiqet që t’i përmbysë rezultat e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku Biden doli fitues.