“Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera”

0
59

Nga Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të 29 nëntorit, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera, duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.
Përkitazi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie biseduam sot me Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Valdete Daka.
Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH.
Prioriteti ynë̈ është̈ shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithë̈ duhet të respektojmë̈ masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisë̈ Covid-19.