Zëvendesohet trafo e vjetër e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve me trafo më të madhe në Prishtinë

0
69

Ky transfotmator do të vendoset gjatë ditës në lagjen Pejton të Prishtinës. Aty është trafo e vjetër e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve prandaj po zëvendesohet me këtë më të madhe. Gjatë procesit të zëvendësimit të trafove dhe stabilimenteve përkatëse është e pamundur të punohet nën tension, prandaj është bërë ndalja e planifikuar nga ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në ora 21:00, kur do të përfundojnë punimet. Punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të Bregut të Diellit.

Në këto lagje, sikurse në tërë Prishtinën po futet thuajse komplet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eleminuar shtyllat elektrike, po dyfishohen kapacitetet e rrjetit, po ndërrohen komplet kabllot nëntokësore me të reja dhe po ndërtohen linja alternative rezervë të furnizimit në rast të të papriturave.