Zemaj thotë se gjysma e popullatës do të vaksinohen kundër COVID-19 në vitin 2021

0
73

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë vitit 2021 do të mund të vaksinohen gjysma e popullsisë së Kosovës kundër COVID-19.

Ai ka njoftuar se më 7 dhjetor është bërë aplikimi zyrtar i Kosovës për sigurimin e kësaj vaksine në COVAX, mekanizëm ky i ngritur nga Aleanca Globale e Vaksinave (Gavi), njofton Klan Kosova.

“Gjatë vitit 2021 planifikohet të bëhet vaksinimi masiv i popullatës deri në 50 për qind. Njëkohësisht është bërë planifikimi i vaksinimit masiv të popullatës në Kosovë 2021-2022 me vaksinën kundër COVID-19 ku planifikohen 522,927 vaksinime nga 2 doza, që nënkupton 1, 045,914 doza të vaksinës”.

“Ministria e Financave ka deklaruar që financimi i zinxhirit të ftohtë është aprovuar dhe do të bëhet me COUNCIL of Europe Development Bank Loan me shumë prej 2,3 milionë euro. Kategoritë prioritare të cilat janë planifikuar të imunizohen me vaksinat kundër COVID-19, janë punëtorët shëndetësorë, popullata mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, personat e rendit dhe sigurisë publike, dhe sigurisht mësimdhënësit. Fillimisht janë planifikuar 360,000 vaksina apo 740,000 doza të vaksinës, ku do të vaksinohet 20 për qind e popullatës”.

Zemaj në një konferencë për media u zotua se kanë filluar negociatat individuale me shtatë kompani të ndryshme, ndërkohë që kanë bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për vaksinat dhe kampanjat informuese për vaksinën anti COVID-19.

“Në totalin e të prekurve me COVID-10, grup mosha më e prekur është 30-39 vjeç me 19.9 për qind. Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID-19 është: 0-9 (2.1 për qind), 10-19 (5.90 për qind) 20-29 (14.4 për qind) 30-39 (19.9 për qind) 40-49 (17.9 për qind), 50-59 (16.40 për qind) 60-69 (13.60 për qind), 70-79 vjeç (7.8 për qind) mbi 80 vjeç (2.0). Sipas gjinisë meshkujt (53 për qind) janë pak më shumë të prekur krahasuar me femrat (47.3) ”.

Nga numri total në institucionet shëndetësore paraqiten 7, 29 për qind e rasteve, mësimdhënës 4 për qind, policia 2,23 për qind, FSK 0,42 për qind, gardian 0.04 për qind, zjarrfikës 0.01 për qind, të burgosur 0.02 për qind dhe 85, 94 për qind janë raste të konfirmuara brenda institucioneve private dhe familjare.