Zemaj: Testimi PCR nis edhe në gjashtë qendra, do të shumëfishohet numri i testimeve

0
165

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që se deri në fund të javës pritet që aparaturat për kryerjen e testeve PCR për COVID-19 të shpërndahen në gjashtë qendra rajonale.

Zemaj përmes një konference për media, ka thënë që ky është një lajm i mirë, sepse krahas testimeve PCR do të nisin edhe testet serologjike.

Ai ka thënë se kanë vlerësuar situatën epidemiologjike dhe kanë bërë sërish kategorizimin e komunave.

“Me kategorizimin e re në zonën e kuqe janë shtuar edhe dy komuna, nga 19 sa kanë qenë tash janë 21. Në zonën e verdhë janë 10 komuna, kurse në zonën e gjelbër 7 komuna”.