Zemaj paralajmëron gjoba për mosrespektuesit e masave anti-Covid

0
69

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i reduktojnë kontaktet në mënyrë që të evitohet përhapja e Covid-19.

Ai ka paralajmëruar masa ndëshkuese për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave të caktuara nga institucionet përkatëse.

“Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit. Të mos paguajmë̈ kosto të lartë. Sistemi ynë̈ shëndetësor të mos mbingarkohet”.

“Respektoni udhëzimet e ‘Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19’. Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”.