Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

0
311

Në ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova është zbuluar shtatorja e tij në qendrën e Istogut.

Atë e zbuloi vajza e tij Teuta Rugova, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Istogut Haki Rugova, njofton Klan Kosova.

Skulptor i shtatores së Rugovës ishte Gëzim Muriqi.

Ndërkaq, Haki Rugova në fjalën e tij ka thënë se është një ditë tepër e rëndësishme e tij që ka arritur ta bëjnë zbulimin e shtatores së tij dhe Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

“Ta dinin një gjë. Kjo është bërë me taksat e Istogut, pra këto taksa kanë qenë burimet e financimit. Prandaj, falënderimi kryesor është për qytetarët e Istogut”.

Ndërkaq, në emër të LDK-së, në mungesë të kryetarit Isa Mustafa, ka folur nënkryetari Lutfi Haziri që ka falënderuar komunën që “e ktheu në bronz njeriun tuaj udhëheqësin tonë që realizoi ëndrra shekullore”.