Zbulohet pllaka me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”

0
110

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”.

Pas votimit për trasformimin e FSK-së në ushtri, në Kuvendin e Kosovës, dhe pas dekretimit të ligjeve nga presidenti i vendit, tashmë zyrtarisht ka filluar procesi i trasformimit të Forcës.

Kjo filloi me emërimin e ministrisë, që tash e tutje quhet Ministria e Mbrojtjes dhe jo Ministria e FSK-së.

Pllaka që u zbulua dje gjendet në hyrje të objektit të kësaj ministrie.

“Me ngjarjen simbolike të zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të re në botë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj./OxygenPress.info