Zbulohet përqindja e shkrirjes së akullnajave në Antarktikë

0
188

Përqindja e shkrirjes së akullnajave në kontinentin e Antarktikës në hemisferën jugore, për një periudhë kohore prej 16 vitesh është rritur mesatarisht për 280 për qind.

Sipas lajmit të Science Daily, në hulumtimin e kryer nga universitetet California dhe Utrecht, si dhe NASA, është zbuluar se përqindja e shkrirjes së akullnajave në Antarktikë, mes viteve 2001-2017 ka shënuar rritje prej 280 për qind në vit.

Në hulumtim theksohet se mes viteve 1979-2001 në Antarktikë në vit mesatarisht 48 miliardë tonë akullnaja janë shkrirë, ndërsa mes viteve 2001-2017 kjo është rritur në 134 milionë tona në vit.

Në kuadër të hulumtimit rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët kanë hulumtuar 176 pellgje dhe 18 rajone të cilat rrethojnë ishujt përreth, transmeton Anadolu Agency.

Shkenctarët tërhoqën vëmendjen se kjo përqindje e rritjes mes viteve 1979-2017 ka shkaktuar që niveli detar të rritet rreth një e gjysmë centimetra.

“Nëse shtresa e akullit në Antarktikë vazhdon të shkrihet në shekujt e ardhshme presim një rritje më të madhe në nivelin detar”, tha Eric Rignot, lideri i ekipit hulumtues.