Zbulohet përbërja e dy planeteve jashtë sistemit diellor

0
164

Rindërtohet origjina e dy planeteve jashtë sistemit diellor, dy binjakë të ndryshëm që kanë të njëjtat përmasa, por përbërje të ndryshme.

”Për t’i bërë ata të ngjashëm shërbeu ndikimi i njërit prej tyre me një planet tjetër, në katastrofën e parë kozmike të rindërtuar ndonjëherë jashtë sistemit diellor”, sipas zbulimit italian të botuar në revistën ”Nature Astronomy”, i udhëhequr nga astrologu Aldo Bonomo.

Planetët,  të quajtur Kepler 107-B dhe Kepler 107-C, janë pjesë e sistemit Kepler 107, i përbërë nga një yll rreth të cilit rrotullohen katër planetë dhe ndodhen rreth 1 700 vite dritë larg Tokës.

“Të dy planetët kanë dimensione të ngjashme, por kompozime të ndryshme: Kepler 107-C, më afër yllit, është me të vërtetë më i pasur me hekur, ndryshe nga tjetri, që mund të jetë më i ngjashëm me Tokën për sa i përket përbërjes”, shtoi Bonomo.

“Është një sistem shumë kompakt, ku planetet dhe ylli janë të gjithë afër”, shpjegon ai.

Kepler 107 B dhe C kanë një dimension midis rrezes së Tokës dhe asaj të Neptunit./Atsh