Zbulohet një shpellë, pjesë e parkut kombëtar të malit të Tomorit

0
696

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat gjatë monitorimit në Buranjë në malin e Tomorrit, në fshatin Gjerbës, morën të dhëna për Shpellën e Pëllumbave.

Sipas ADZM Berat, disa metra pas hyrjes së ngushtë, shpella zgjerohej në një dhomë rreth 20 m të gjatë, 6-8 m të gjerë dhe rreth 10 m të lartë, ndërsa në tavanin e saj kishte koloni të lakuriqëve të natës.

“Më pas shpella ishte në dorën galeri, 2-3 m e lartë, po aq e gjerë e që vazhdonte disa qindra. Sipas shoqëruesit të grupit, një banori të fshatit, tregoi se ai kishte shkuar deri 300 m thellë”, shprehet ADZM Berat duke shtuar se atje shpella ngushtohet dhe degëzohet në dy drejtime.

ADZM Berat sqaron se “shpella përshkohet nga një rrjedhje uji, që nuk e bëri të mundur më lëvizjen në të. Rryma e ujit, afër hyrjes, humbiste në një kanal anësor të ngushtë. Punonjësit tanë arritën të hyjnë deri rreth 40 m”.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.