Zbulohet fituesi i “Topit të Artë“

0
67

Spekulimet për fituesin e “Topit të Artë“ për këtë vit vazhdojnë me të njëjtin intensitet, ndërkohë që lajmi zyrtar për emrin e fituesit do të dihet javën e ardhshme. Mirëpo, sipas radios spanjolle “RadioEstadio” fitues i çmimit prestigjioz është kroati Luka Modric. Sipas mediave iberike, kroati, nënkampion bote, ka arritur të thyejë hegjemoninë 10-vjeçare të dyshes Cristiano Ronaldo-Lionel Messi. Kroati Modric ka grumbulluar më shumë pikë, por surpriza më e madhe është podiumi i “Topit të Artë”, pasi nuk janë as Kylian Mbappe e as Raphael Varane, dy francezët kampionë bote. Sipas “RadioEstadio”, i dyti është klasifikuar Cristiano Ronaldo e pas tij francezi tjetër, Antoine Griezmann. Në dhjetët vjetët e fundit “Topin e Artë“ e kanë fituar Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, secili nga pesë herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu