Zbulimi i Lapdarit nga masakra në Studenicë – Istog

0
248

Më 13 prill u bënë 22 vite nga Masakra e tmerrshme ndaj antarëve të Familjes Lipaj – Zeqiraj në Studenqan të Istogut.

Ngjarje të tilla qëndrojnë si dëshmi të forta që gjatë luftës në Kosovë, paramilitarët serb nuk kanë kursyer fe, gjini e as moshë.

Familja e Sali Zeqirajt ishte një ndër familjet e shënjestruara nga paramilitarët e Banjës së Pejës pasi që ishte e kyçur në veprimtaritë kundër regjimit serb. Kjo familje kishte djemtë në UÇK e shtëpitë e tyre në Temal i kishin bërë strehë për Ushtarët e UÇK-së.

Nga data 13-14 Prill 1999, ushtria serbe dhe paramilitarët i shperngulën dhe i masakruan mbi 90% të banorëve shqiptar nga Istogu e deri në Radavc.

Familja Lipaj, për tu siguruar ishin strehuar në shtëpinë e Sali Zeqirajt ku edhe antarët e familjes u vranë dhe u masakruan mizorisht.

Të Masakruarit janë:
Qëndresë Lipaj – 15 vjeç;
Mirdonë Lipaj – 13 vjeç;
Njomzë Lipaj – 14 vjeç;
Linidihanë Lipaj – 13 vjeç;
Salë Hakaj Lipaj – 64 vjeç;
Hajrie Alijaj Lipaj – 62 vjeç;
Sabrije Lubeniqi Lipaj – 43 vjeç;
Fatime Rexhaj Lipaj – 66 vjeç;
Nezir Lipaj – 65 vjeç;
Sali Zeqiraj – 85 vjeç;

Ky lapidar u ndërtua në fshatin Kamenicë të Istogut, në nderim të Martirëve të kësaj ngjarjeje dhe u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.