Zanati dhe riciklimi në art

0
70

Disa lecka, xhinse, materiale të ndryshme, të disejnuara nga artisti Rifat Kasapolli, do të ekspozohen të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Kurator i ekspozitës është Ilir Muharremi.

Organizatorët njoftojnë se qëllimi i ekspozitës është zanati dhe riciklimi në art.

“Ajo çfarë kujtojmë që nuk është e rëndësishme, e hudhim në koshin e plehrave, xhinse të vjetëruara, fanela të dalura jashtë mode, atlete, të gjitha këto janë të ngjitura në picture”, thuhet në njoftim.

Ekspozita hapet me 21 janar 2019, në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani, në Prishtinë./OxygenPress.info