Zakoni i çuditshëm në Kinën antike prej të cilit shumë gra mbetën me aftësi të kufizuara ose vdiqën nga infeksionet

0
545

Zakoni i çuditshëm në Kinën antike i cili tregonte bukurinë dhe pasurinë e grave në ato kohëra e që si rrjedhojë e këtij zakoni shumë gra mbetën me aftësi të kufizuar ose vdiqën nga infeksionet.

Ky zakon ka të bëjë me historinë e këmbës së artë në Kinë. Konsiderohej një zbukurim për gratë dhe një parakusht për martesën e tyre.

Një lidhje e ngushtë e këmbëve të vajzave të reja për të ndryshuar madhësinë dhe formën e këmbëve kur ato të rriteshin.

Legjenda thotë se një valltare me të cilën perandori ra në dashuri kishte veshur këpucët lotus në një shfaqje që këmbët t’i dukeshin si një lule zambak uji. Më vonë ky zakon u bë një shenjë e bukurisë.

Vajzave të reja u është dashur të durojnë dhimbjen e këtij procesi për shumë vite për të arritur “këmbën e artë”.

Ndërsa Kina u zhvillua, këmbët e lotusit treguan gjithashtu statusin shoqëror dhe pasurinë. Kështu që nënat në çdo shtëpi kineze filluan tu lidhnin këmbët vajzave të tyre nga mosha e re përpara se kockat e këmbëve të rriteshin.

Këmbët u lidheshin me fasha fort dhe gishti u thye qëllimisht për të rritur frenimin.

Për shkak të çështjeve shëndetësore si aftësia e kufizuar në lëvizje në mosha të reja, ndotja dhe infektimi i fashave, ky veprim u ndalua më vonë në një Kinë pak të zhvilluar.

Në vitin 1999 u mbyll fabrika e këpucëve lotus në Kinë dhe vetëm gratë e moshuara kanë kujtimin e kësaj kulture kineze.

Kjo është thjesht barbare, pasi vajzat e reja duronin dhimbje për vite me rradhë, në mënyrë që ato të konsiderohen të pranueshme, atëherë përfundimisht të bëhen me aftësi të kufizuara ose edhe të vdesin./OxygenPress.info