Z Mobile Prishtina në mision të vështirë

0
50

Skuadra më e suksesshme në historinë e basketbollit Kosovar, Z Mobile Prishtina gjendet para një sfide tepër të rëndësishme.

Skuadra e trajnerit Damir Mulaomerovic nesët takohetmerivalen nga Ukraina, Cherkaski Mavpy në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Pas tri ndeshjeve të para (dy fitore e një humbje), Prishtina renditet e dyta në Grupin E me 5 pikë, një më pak se Bakken Bears e Danimarkës.

Prishtina në ndeshjen e parë, të zhvilluar në kryeqytet e pati mposhtur skuadrën ukrainase me rezultat 92:82 dhe në rast fitoreje në ndeshjen e nesërme do ta siguronte kalimin n fazën tjetër të garave, që pa dyshim do të ishte sukses shumë I madh.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në terren neutral, konkretisht në Vilnius të Lituanisë, pasi Ukraina ka refuzuar t’I pajisë me viza basketbollistët dhe zyrtarët e Z Mobile Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu