Ylli kosovar: Tani na njeh e gjithë bota, nuk i marrim lakmi askujt

0
85

Benjamin Kololli ka thënë se Kombëtarja e Kosovës nuk duhet t’i marr lakmi kundërshtarëve të saj pasi sipas tij në ndeshjet e fundit Dardanët kanë treguar nivel të lartë të futbollit.

Benjamin Kololli nuk u paraqit në sfidën që Kosova e barazoi me Danimakrën[2-2] shkaku i një lëndimi, por në ndeshjen ndaj Bullgarisë ai luajti startues edhe pse nuk ishte i shëruar plotësisht, transmeton Periskopi.

Në një intervistë për ‘La Matin’ futbollisti i Zurich ka thënë se Kosova ka humbur dy pikë kundër Bullgarisë.

“Ne qartazi i humbëm dy pikë që i kishim në duar. Thjesht na mungoi konkretizimi i rasteve. Por, këtu dy ndeshjet e fundit tregojnë se ne nuk kemi përse t’iu lakmojmë kundërshtarëve. Të gjithë e pamë se e patëm ndeshjen nën kontroll”, ka thënë Kololli.

“Po kalojmë nëpër diçka të çmendur. Tani ndiejmë se po njihemi [nga të gjithë]. Në rrugë, çdo kund, të gjithë duan të bëjnë selfie me ne futbollistët.
“Ne kemi filluar nga shumë larg, nga fundi, por mund të shkojmë shumë lartë”.

Kujtojmë që Kosova nuk ka pësuar asnjë humbje në 12 ndeshjet e fundit dhe ka një bilanc pozitiv prej tetë fitoreve dhe katër barazimeve.