Ylli i Realit drejt një aventure të re

0
48

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Real Madridi mund të mbetet pa një tjetër yll të skuadrës. Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Luka Modric, i cili duket se tashmë ka vendosur të ndërrojë mjedis.

Mesfushori kroat i ka shprehur pakënaqësitë dhe kontestimet e tij në lidhje me projektin e klubit spanjoll, që kur në krye të bankinës ishte Lopetegui, por edhe tani kur në këtë detyrë është Santiago Solari.

Derisa në verë, Real Madrid ngriti një mur të lartë ndaj ofertave në adresë të kroatit, veçanërisht ndaj Interit, madje me kërcënimin për denoncim në FIFA, tashmë klubi spanjoll duket se ka zbutur mburojën, duke marrë shkas nga pretendimet e vetë futbollistit. Në thelb, nëse në janar do të mbërrijë ndonjë ofertë bindëse, mund të hapet një dritare për bisedimet. Gjithmonë referuar raportimeve të “diariogol.com”, Modric është i tunduar nga projekti i Interit, por nga ana tjetër mund të jetë i hapur edhe për një mundësi në MLS, në Amerikë.

Bazuar në parashikimet e medieve, Reali do të jetë i detyruar të kërkojë një zëvendësues adekuat për kroatin./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu