Ylli anglez refuzon Real Madridin

0
45

Është pothuaj ëndërr e çdo futbollisti të luajë për Real Madridin. Mirëpo, ka edhe të tillë që i refuzojnë ofertat nga gjiganti spanjoll.

Marcus Rashford ka deklaruar sot se nuk do të largohet nga Manchester United, pasi preferon të qëndrojë dhe të luajë në “Old Trafford”, ku ka gjetur ritmin e duhur pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer në detyrën e trajnerit.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun, në adresë të talentit 21-vjeçar ka ardhur një ofertë e shkëlqyer nga Real Madrid.

Gjithsesi, drejtuesit e ekipit “mbretëror” kanë mbetur të zhgënjyer nga përgjigjja që kanë marrë, një “JO”.

Talenti i Unitedit dhe Kombëtares angleze po shkëlqen këtë sezon që kur ka ardhur trajneri i ri, duke qenë titullar dhe golashënues, madje bashkë me Pogban janë kthyer në liderë. Për këtë arsye, ai preferon të ruajë këto pozita edhe pse konkurrenca është e fortë.

Real Madrid shpresonte të bindte sulmuesin për ta sjellë në Madrid, për të qenë ai idhulli i ardhshëm i skuadrës, por ky transferim ka dështuar që në start.

Rashford e kishte menduar seriozisht largimin derisa skuadra drejtohej nga Jose Mourinho, por tani gjërat kanëndryshuar./OxygenPress.info