Xinxifja ju bën të humbni peshë, lehtëson stresin dhe ankthin

0
398

Xinxifja është një frut vendas në Afrikën Veriore dhe Siri, i importuar në vendin tonë nga Romakët dhe gjatë shekujve është bërë pjesë e traditës sonë të kuzhinës.

Të pasura me veti terapeutike, ato përmbajnë shumë karbohidrate, vitamina dhe minerale, të cilat spikasin vitaminat A dhe C, niacin, riboflavin, tiaminë, kalium, fosfor, kalcium, natrium dhe hekur.

Kanceri

Rezultatet e disa studimeve tregojnë një lidhje pozitive midis disa përbërjeve bioaktive të xinxifeve dhe zvogëlimin e aktivitetit të radikalëve të lirë, pra përhapjen e qelizave kancerogjene. Marrëdhënia midis konsumit të xinxifeve dhe kancerit, megjithatë, është ende nën hetim.

Pesha

Xinxifet janë një ushqim i përshtatshëm për dietat e humbjes së peshës: ato nuk janë të pasura me sheqer dhe na ndihmojnë të ndjehemi të ngopur për një periudhë mjaft të gjatë kohore.

Mbrojtja

Duke qenë të pasur me vitamina A dhe C dhe me minerale të tilla si kalium, xinxifet ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke ndihmuar në parandalimin e kollës dhe ftohjes.

Ankthi dhe stresi

Xinxifet kanë një efekt qetësues të butë, i cili është shumë i dobishëm në rast stresi ose ankthi.

Antioksiduese

Këto fruta të shijshëm janë një përqendrim i antioksidantëve, të dobishëm për të luftuar dëmtimin e radikalëve të lirë dhe për të vonuar simptomat e plakjes.

Burimi:Rimedio Naturale
Përktheu dhe përshtati: Italmed