Edhe një sukses tjetër për sportistët kosovarë të xhudos.
Erëza Muminoviq ka fituar sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aiers.
“Po po historinë e shkruan xhudo!vMedalja e parë në Lojërat Olimpike për të rinj! Erza bravo,Fatos Bravo! Shumë emocion sonte në Rogla ku jemi me ekipin Olimpik duke u përgatit për Tokyo 2020!”, ka shkruar trajneri Toni Kuka në llogarinë e tij në facebook.
Erza Muminoviq ka fituar normën pas shumë garave, e që kulmoi me titullin e Kampiones Evropiane U18.
Shorti i sotëm i saj ishte konsideruar mjaft i vështirë.
Muminoviq ka luftuar për medalje në kategorinë -44 kilogramë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018./OxygenPress.info