Xhudistët më të mirë në botë, ‘sfidohen’ në kuizin e Oxygen Show

0
139

Duke nderuar emisionin e 444-të të Oxygen Show, në pjesën e kuizit ishin mysafirë, xhudistët më të mirë në botë, nga Kosova, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, shkruan OxygenPress.

Nora Gjakova është kampione evropiane aktuale në xhudo.

Loriana Kuka është po ashtu kampione aktuale në U23.

Vëllau i Nora Gjakovës, Akil Gjakova është po ashtu kampion aktual, deri në moshën 23 vjeçare.

 

Ndërsa, Distria Krasniqi është kampione botërore, po ashtu deri në moshën 23 vjeçare.

Gjatë  emisionit, prezent ishin edhe një medium japonez, të cilët janë duke punuar tash së fundmi një dokumentar, për këta kampionë.

Ata dëshmuan se përveç në sport janë të mirë edhe në kuize diturie.

Katër xhudistët më të mirë në botë, arritën shumën 800 euro, me përgjigjet e sakta në pjesën e kuizit të Oxygen Show. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu