Xherdan Shaqiri, heroi i derbit më të madh anglez

0
41

Liverpooli e ka mposhtur rivalin më të madh, Manchester Unitedin, me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës 17-të të Ligës Premiere.

Heroi i skuadrës vendëse padyshim ishte Xherdan Shaqiri, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të, por ishte përcaktues për fitoren e “Të Kuqve”.

Shaqiri shënoi vetëm tre minuta më vonë (73’) për ta kaluar Liverpoolin në epërsi me 2:1, ndërsa në minutën e 80-të e shënoi edhe golin e tij të dytë dhe e përcaktoi fituesin në këtë ndeshje.

Më herët (24’) për Liverpoolin ka shënuar Sadio Mane, ndërsa golin e vetëm për Manchester Unitedin e shënoi Jesse Lingard në minutën e 33-të./OxygenPress.info