Xhaka parashikon sukses të Arsenalit

Granit Xhaka është shndërruar në njërin nga futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit.

Mesfushori shqiptar beson se, shpirti kolektiv do t’i sigurojë skuadrës një vend në “top 4” vendet e para të Premier League, për këtë sezon.

Xhaka formën e tij të mirë e konfirmoi edhe në derbin e madh anglez, Arsenal – Liverpool, që përfundoi me barazimin 1:1.

Ai është shprehur i kënaqur edhe me punën dhe qasjen e trajnerit Unai Emery.

“Ne e dimë çfarë kërkojmë në secilën ndeshje, e analizojmë mirë rivalin, ndërsa trajneri Emery është duke na ndihmuar shumë. Me gjëra të vogla dhe teknike, ai ka ndryshuar shumë lojën tonë. Karakteri ynë tani është më i fortë. Edhe nëse jemi duke pësuar humbje, e rikthejmë rezultatin, ashtu siç bëmë kundër Liverpoolit. E dinim se nuk do ta humbim atë ndeshje dhe loja që bëmë na tregon se jemi në gjendje të renditemi në mesin e katër skuadrave të para”, është shprehur Xhaka.

Ai e ka lavdëruar shumë edhe bashkëlojtarin e tij, uruguaianin  Lucas Torreira./OxygenPress.info