Wildlife Albanian Photographers me ekspozitë në Londër

0
90

Kreu i organizatës Wildlife Albanian Photographers Arian Mavriqi, ka marrë pjesë në ekspozitën e promovimit të florës dhe faunës të trojeve shqiptare në Londër.

Përfaqësuesi i Wildlife Albanian Photographers është pritur nga ushtruesja e detyrës së Ambasadores në Londër Heroina Telaku.

Kjo ekspozitë është organizuar nga organizata W.A.P.H në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ambasadës së Kosovës në Londër.

Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe një fotografi e Komunës së Kamenicës, e cila është realizuar po nga Arian Mavriqi i cili u shpreh tejet i lumtur që po përfaqëson organizatën në këtë ekspozitë.