WhatsApp sjell risinë e shumëpritur

0
35

Ka mbërritur në App Store përditësimi i shumëpritur i WhatsApp që tani mbron qasjen me anë të Face ID ose Touch ID.

Me versionin 2.19.20 të WhatsApp mund të vendosni që të zhbllokoni aplikacionin vetëm me anë të Face ID ose Touch ID, në bazë të modelit iPhone që keni.

Për të aktivizuar këtë opsion, mjafton të hapni WhatsApp dhe të shkoni tek Settings > Account > Privacy dhe të aktivizoni funksionin për bllokimin e ekranit.

Mund të vendosni edhe bllokimin automatik pas 1 minuti, pas 15 minutave ose pas një orë nga përdorimi i aplikacionit.