Wesley Clark: Dua ta shoh Kosovën në NATO sepse jeni vend që e do paqen

Ish-komandanti i NATO’s, gjenerali Wesley Clark, në takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ai e sheh Kosovën në NATO shumë shpejt, pasi Kosova po ndërton paqe dhe aty janë vendet që e duan paqen.

“Faleminderit për nderimin që më bëtë mua dhe familjes time. Është përvojë shumë e veçantë të vij në Kosovë, 20 vite pas tragjedisë dhe të shoh demokracinë, lidershipin dhe zhvillimin. E ardhmja do të jetë e ndritshme sepse njerëzit e Kosovës po marrin vendimet e duhura. Po lëvizin drejt perëndimit. Do të investojmë dhe do të punojmë me ju në të ardhmen. Shpresoj ta shoh Kosovën pjesë të BE’së dhe NATO’s. Dua ta shoh këtë vend në NATO sepse aty janë vendet që e duan paqen dhe Kosova është vend i tillë”, ka thënë Clark.