Wenger katër oferta brenda muajit për tu kthyer si trajner

0
76

Arsene Wenger mësohet se ka pasur katër oferta brenda një muaji për t’iu kthyer punës së trajnerit.

Pas 22-vjetëve të kaluara tek “Arsenali”, ai i dha fund aventurës me “Topçinjtë” gjatë verës së shkuar, teksa francezi ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Premier Ligë.

Sipas “The Times”, Wenger ka oferta nga klube dhe kombëtare dhe tani është në dorën e tij për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Gazeta angleze shkruan po ashtu se Wenger u ka thënë shokëve të tij se brenda një muaji do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij si trajner./Atsh/OxygenPress.info