Webometrict rendit UP-në në pozitën 1471 në botë

0
60

Ranglista më prestigjioze e rangimit të universiteteve botërore, Webometrics, në edicionin e janarit 2019, ka renditur rendit Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në pozitën 1471 në botë.

Nga ku vërehet se UP-ja në këtë edicion ka shënuar ngritje për 1662 pozita që nga viti 2018, duke shënuar kështu rritjen më të madhe ndonjëherë në këtë ranglistë për UP-në. Katër vjet më parë Universiteti i Prishtinës zinte vendin e 4,937 në këtë ranglistë.

Sipas këtij publikimi të Ëebometrics, UP-ja zë vendin e 565-të në Evropë, ndërkaq renditet në vendin e tetë në rangimin e universiteteve në rajon, duke lënë prapa vetës universitetet e Nishit, Sarajevës, Shkupit dhe Tiranës.

Rangimit të Webometrics i nënshtrohen më tepër se 12.000 universitete nga mbarë bota. Ëebometrics në mënyrë unike përdor analizimet e linqeve të cilat ata citojnë për të ofruar një vlerësim më kualitativ, i cili konsiderohet si mjet më i fuqishëm sesa analiza e citimit ose anketat globale.