Washington Post: Lulëzimi i sulmuesit të Kosovës

0
30

Milot Rashica është duke lulëzuar në Werder Bremen, aty ku sulmuesi i ri kosovar po bën paraqitje të jashtëzakonshme të cilat sigurisht se do të sjellin oferta nga klubet rivale.

22 vjeçari ka shënuar një gol shumë të mirë për ta çuar Bremenin drejt gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë me fitoren 2:0 në Schalke të mërkurën. Rashica dërgoi topin prej jashtë zonës së penaltisë mbi portierin Alexander Nuebel para se ai të përfundonte në këndin e epërm të portës, shkruan Washington Post.

“Ajo çfarë Miloti e bëri aty – mund ta bëjë prapë!”, ka thënë trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt duke qeshur pas ndeshjes. “Ai ka bërë hapa të mëdhenj para. Ai ka më tepër vetëbesim dhe tash thjeshtë mund bëjë të tilla gjëra”.

Ka qenë goli i pestë i Rashicës në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke nisur me dyshen që realizoi në fitoren 4:2 kundër Schalkes në Bundesliga.

Ai është kombinuar në mënyrë brilante me kapitenin e Bremenit, Max Kruse, paraqitjet e të cilit janë bërë shkas që ai të marrë thirrjen prej trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.

Werder Bremen është i pamposhtur në 12 ndeshjet në vitin 2019 dhe në rrugë të mirë drejt garave evropiane, pasi është ngjitur në pozitën e gjashtë në kampionat me fitoret ndaj Bayer Leverkusen dhe Mainz.

Kohfeldt ka qenë zgjedhur trajneri i viti në Gjermani për vitin 2018 për shkak të përmirësimit të Bremenit që prej kur ai e morri drejtimin e klubit nga Alexander Nouri në nëntor të 2017-ës. Bremen ka qenë i 17-i në divizionin që përbëhet nga 17 klube.

Rashica, që iu bashkua Bremenit nga klubi holandez, Vitesse Arnhem për vlerën 7.5 milionë eurove në janar të 2018-ës, natyrisht se ka përfituar nga udhëheqja e Kohfeldt.

Kohfeldt ka mbikëqyrur poashtu zhvillimin e mesfushorit Maximilian Eggestein (22), vëllait të tij Johannes (20) dhe sulmuesit amerikan, Josh Sargent (19) i cili bëri debutimin në Bundesliga në fillim të shkurtit.

Rashica ka bërë 19 paraqitje në ligë këtë sezonë dhe prej janarit ka pasur ngrtje, me shtatë nga tetë golat vetëm gjatë 2019-ës.

Kohfeldt nuk është frikësuar që ta shtyjë atë për pak më përpara. Ai i ka kërkuar Rashicës që të punojë për përgjegjësitë në mbrojtje. Në ndeshjen kundër Nuremberg ai e zëvendësoi atë për shkak të pakënaqësive rreth paraqitjes.

Tre ditë më vonë, Kohfedlt i dha Rashicës rastin duke qenë titullar në Kupën e Gjermanisë me Borussia Dortmund. Rashica shënoi në fitoren 4:2 të Bremenit dhe e pasoi me dy gola të tjerë në ndeshjet e radhës kundër Augsburg, para se të detyrohej që ta pushonte për shkak të problemeve me shpinë.

Prej atëherë Rashica është rehatuar dhe është zgjedhje e parë e trajnerit.

“Me topin ai mund të bëjë gjithçka me të cilën fitohen ndeshjet”, ka thënë Kohfeldt. “Miloti ka goditje brilante, qoftë nga distanca, qoftë brenda zonës. Këmba e tij e djathtë është armë e rrezikshme. Mbi të gjitha, ju e keni shtatin e tij të vogël që e bën atë vështirë të ndalet kur është duke vrapuar me topin dhe me shpejtësinë që ka në fushë.

“Miloti mund ta bëjë dallimin në çdo kohë me aksione individuale. Ai është një aset i vlefshëm. Lojtarët si ai gjenden shumë rrallë”.

Rashica që ka luajtur dy ndeshje për Shqipërinë para se të kalonte te Kosovë më 2016, doli prej klubi në vendlindjen e tij, Vushtrria para se të bashkohej me Vitesse në 2015. Pas dy sezoneve e gjysmë në ligën holandeze, ai tha se ishte e vështirë të përshtatej në Bundesliga.

“Ka një dallim të madh”, ka thënë Rashcia për faqen e Bremenit. “Më ka marrë kohë që ta ngritë fitnesin dhe të përshtatem me stilin e lojës dhe me bashkëlojtarët”.

Rashica punoi fort gatë stërvitjeve dimërore në kampin e Bremenit në Afrikë të Jugut dhe duket se angazhimi është shpaguar. Bashkëlojtarët e kanë thirru atë “Burri raketë” për shkak të formës së tij të jashtëzakonshme këtë vit.

Ai ka thënë se ka përfituar nga këshillat e bashkëlojtarëve veteranë, Martin Harnik dhe Claudio Pizarro.

“Ata gjithmonë më thonë që është gjithmonë mirë për mua që të krijojë shanse”, ka thënë Rashica. “Mua thjeshtë më duhet që të vazhdojë të bëjë atë që kam bërë dhe që topi ka mundësi që të përfundojë diku”.

Teskt origjinal i Washington Post, i përkthyer nga Klan Kosova.