VV në Podujevë: Vëzhguesi jonë është ndaluar t’a bëjë punën, organet kompetente të merren me rastin

0
68

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë thotë se menaxheri i qendrës së votimit 1830 në Metehi ka ndaluar vëzhguesin e Vetëvendosjes që të kryejë detyrën e tij prej vëzhguesi.

Në njoftimin e degës së Vetëvendosjes në Podujevë thuhet se kjo është bërë pa ndonjë arsye, njofton Klan Kosova.

“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë” thuhet në njoftim.