Vushtrria sfidon Istogun

0
63

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00 në palestrën në Istog.

Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë. Vushtrria është e dyta me 24 pikë, ndërsa ka 12 fitore e një humbje. Pra humbjen e vetme e ka nga istogaset.

Në vitet e fundit shumë prej ndeshjeve të këtyre dy skuadrave kanë ofruar hendboll të mirë dhe rivalitet. Për ndeshje interesante shpresohet edhe këtë herë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Shqiponja – Drita (13:00), Vjosa – Kastrioti (19:00), Vëllaznimi – KEK-u (16:30) dhe Prishtina – Jusuf Gërvalla (16:00).

Ferizaj – Samadrexha luhet të dielën nga ora 16:00 dhe përmbyll xhiron e 14-të.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve  të shtunën janë dy ndeshje të javës së tetë: Trepça – Prizreni (14:00), CLICK – Llapusha (14:00). Ndeshja Deçani – Dukagjini është të dielën nga ora 14:30.