Vuçiq thotë se në takimin e Washingtonit mund të marrë pjesë edhe Trump

0
65

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ka mundësi të shtyhet data e takimit të Washingtonit që planifikohej të mbahej më 2 shtator.

Vuçiq ka deklaruar se takimi mund të mbahet më 3 ose 4 shtator, shkruan Tanjug.

Ai në një intervistë për televizionin Tv Prva deklaroi se ka indikacione që takimi mund të shtyhet për shkak të mundësisë që, në rast se do të ndodhë diçka e rëndësishme në takim do të marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump./KlanKosova