Vuçiq nuk e trajton Kosovën shtet, i tërheq vërejtjen Hotit “të ndalet pak, pasi Kosova është pjesë e Serbisë”

0
69

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, të cilin sot e ka bërë të ditur emisari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

Vuçiqi tha për mediat serbe se Serbia nuk është në pozicionin që të refuzojë këtë takim dhe të tjerët.

Ai ka konfirmuar, njëjtë sikurse kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, se temë e bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike.

“Në negociata marrin pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, tha Vuçiq, përcjell B92.net.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Kosova merr pjesë në bisedime për shumë arsye, ndër të tjera sipas tij, për të treguar edhe se është shtet i pavarur.

“Duan të tregojnë se janë shtet i pavarur, kështu i trajton SHBA-ja, por edhe në Bruksel. Ne nuk do t’i trajtojmë kështu”, ka thënë Vuçiq. Sipas tij, ai ia ka tërhequr vërejtjen Hotit “të ndalet pak, pasi Kosova është pjesë e Serbisë”.