Vrapim në mbrëmje për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

0
60

Me  qëllim të ndërgjegjësimit për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si pjesë e Fushates Globale 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, me 6 dhjetor organizohet vrapim në mbrëmje, shkruan OxygenPress.

“Vishni diçka portokalli (nëse mundeni) për të treguar angazhimin tuaj për të luftuar dhunën, duke veshur ngjyrën zyrtare të fushatës”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet organizohet nga : 16 Days – No Violence, UN women Kosovo, UN Ëomen Kosovo.

16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, është një Fushatë Globale që organizohet çdo vit. Fushata fillon në 25 Nëntor, në  Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Kundër Grave dhe  përfundon në 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Data 25 Nëntor është zgjedhur për të përkujtuar motrat Mirabal, tri aktiviste politike, të cilat u vranë brutalisht në vitin 1960, në Republikën Domenikane me urdhër të sundimtarit domenikan Rafael Trujillo (1930-1961).

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës Gjinore, ka si qëllim të fuqizojë veprimet për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu