Vranët dhe ngrica, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore

0
70

Në ditët në vijim fushat anticiklonike që shtrihen mbi Evropën qendrore dhe që kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, do të sjellin mot më të qëndrueshëm dhe me kthjellime, derisa masat e ngrohta ajrore nga kjo pjesë e kontinentit do të sjellin rritje graduale të temperaturave.

Mirëpo ditën e mërkurë, sërish një front i ftohtë, që do të kalojë në lindje të rajonit pritet të sjellë mundësi për reshje shiu dhe bore, si dhe një rënie të lehtë të temperaturave. Nga dita e enjte masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi vendin tonë duke rritur temperaturat mbi vlera mesatare.

Kushtet atmosferike në të cilat ndodhet vendi ynë ditëve të ardhshme, do të favorizojnë qarkullim jo shumë të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit gjatë ditës do të luhaten rreth vlerave normale, por në orët e mbrëmjes do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Sot në mëngjes pjesërisht vranët dhe ngrica, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën kryesisht kthjellët dhe ftohtë.

Të martën vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.

Të mërkurën kryesisht me vranësira. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Të enjten do të jetë mot më i butë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Të premten në mbrëmje vonë vranësirat do të shtohen, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit në gradualisht do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -7C deri në +1C, e maksimalet nga 3C deri në 14C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 2-11m/s..

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie por mbetet lartë mbi vlera normale.