Votohen tre projektligjet për transformimin e FSK-së

0
122

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot tre projektligje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Përveç Listës Serbe, të gjitha grupet parlamentare e mbështetën transformimit.

101 vota ishin për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, 98 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe 96 vota ishin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë se kjo është prej rasteve të rralla kur pozitë e opozitë bëhen bashkë në Kuvendin e Kosovës për të proceduar tutje një proces.

Të gjithë deputetët që folën në seancë sot, deklaruan që do të formohet ushtri e cila do të jetë paqe për të gjithë, pavarësisht etnisë.

Sipas këtyre projektligjeve, Forca e Sigurisë së Kosovës zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri, dhe bëhet kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Në seancën e sotme, u tha se në momentin e krijimit të rrethanave të favorshme politike do të ndryshohet edhe emri përmes, e kjo bëhet  procedurave të  ndryshimeve të duhura kushtetuese./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu