Votimi me postë, KQZ: Aprovohen më shumë se 16 mijë zarfe me fletëvotime

0
66

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) bën të ditur se janë aprovuar më shumë se 16 mijë zarfe me fletëvotime që kanë ardhur me postë.

“Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”.

“Deri më tani janë trajtuar një pjesë e këtyre pakove dhe pas procesit të vlerësimit janë aprovuar më shumë se 16 mijë zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 6 mijë e 800 të tjera”.

Në njoftimin e dërguar nga KQZ-ja thuhet se arsyet e refuzimit të zarfeve me fletëvotime janë të ndryshme.

“Pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 5 mijë, janë refuzuar për shkak se janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Arsyet tjera se përse nuk janë aprovuar kanë të bëjnë me faktet se ato janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor) se në pakon që e kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo valide, dhe se kanë dërguar fletëvotime më shumë se dy herë”, thuhet në njoftim.