Vonesat në zhvillimin e fëmijeve

0
424

Duke pasë parasysh shqetësimet e shumta të prindërve për Spektrin e Autizmit në raport më zhvillimin tek femijët e tyrë, ateherë vendosa që të shkruaj atë që po më shqeteson mua si profesionist, e qe janë vonesat në zhvillim që po shfaqet gjithnjë e më shumë tëk fëmijët, e që prindërit nuk po e shohin si shqetësim ashtu siç e shohin Spektrin e Autizmit.

𝐓𝐫𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐬

Tre vitet e para të fëmijës janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Ajo çfarë ndodhë gjatë kësaj periudhe do ta ndjekë fëmijën edhe më vonë në jetë. Kjo është dhe arsyeja përse është e rëndësishme që të vërehen sa më herët shenjat e zhvillimit të vonuar, dhe menjëherë të fillohet me trajtimin për kapërcimin e problemeve ekzistuese. Sa më herët të fillohet me intervenimin dhe trajtimin e problemit aq më të mira do të jenë rezultatet përfundimtare. Prandaj, nëse dyshoni për ekzistencën e problemit me zhvillimin e fëmijës tuaj, mos prisni asnjë minutë më tepër!
Zhvillimi i vonuar apo çrregullimi mund të shfaqet vetëm në një apo më shumë sfera të sjelljes:
• Motorikë apo lëvizshmëri të rëndë apo të lehtë
• Vështirësi në të folur
• Vështirësi në sferën social-emocionale
• Arritjet konjektive
• Kujdesi dhe ndihma ndaj vetes (duke filluar që nga aftësia për të mbajtur një shishen me qumësht apo lëng që në muajt e parë të jetës, deri tek kujdesi ndaj higjenës personale)

𝐇𝐚𝐩𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ – 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐚𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭

Zhvillimi i vonuar është një gjendje e cila duhet të vlerësohet nga mjeku, bazuar në disa gjurmë të rrepta. Zakonisht, është prindi ai i cili fillimisht i vëren devijimet tek fëmija i tij në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Prandaj, nëse mendoni se fëmija juaj është më i ngadaltë se fëmijët e tjerë bashkëmoshatarë – bisedoni me pediatrin e fëmijës tuaj. Ndonjëherë zhvillimi i vonshëm është tepër i dukshëm, por ndonjëherë është e nevojshme që të bëhet një vëzhgim më i detajuar, si dhe ndonjëherë konsultim me psikologet për zhvillimin e fëmijëve, me qëllim për të vërtetuar pamjen reale të fëmijës.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐞 𝐯𝐨𝐧𝐬𝐡𝐞̈𝐦?

Shkaqet mund të jenë të ndryshme:
• Faktorët gjenetik, siç është sindromi Down
• Problemet perinatale, siç është lindja e parakohshme, trauma gjatë aktit të lindjes, asfiksimi, infeksionet neonatale
• Probleme metabolike të lindura apo të shfaqura më vonë , veçanërisht nga dehitratimi i rëndë
• Çrregullime shqisore të tilla si mungesa e dëgjimit dhe shikimit që në lindje apo e fituar më pas
• Çrregullime të përhapura të zhvillimit, veçanërisht të grupit të autizmit
• Probleme me nxënien (të mësuarit)
• Çrregullim dhe mungesë të vëmendjes dhe hiperaktivitetit
• Shumë sëmundje neurologjike me apo pa të meta mendore
Lista e kushteve që mund të çojnë në zhvillim të vonuar, është tepër e gjatë dhe përfshin një gamë të gjërë të kushteve siç janë sëmundjet e rënda kronike gjatë fëmijërisë, privimi social, si dhe kushtet e vështira socialo-ekonomike, të cilat ndikojnë në demotivimin e zhvillimit tek fëmijët.
Në të gjitha rastet kur jeni të sigurt ose dyshoni se fëmija juaj mund të ketë zhvillim të vonuar, mund të drejtoheni për ndihmë profesionale tek psikologu në poliklinikën Natal, në numrin e telefonit 048/370-370.
Blerta Gashi, psikologe

#poliklinikanatal