Von der Leyen: Krishtlindje ndryshe, së bashku mund ta mposhtim COVID-19

0
46

Këtë vit Krishtlindja është ndryshe. Por sot kam një mesazh shprese që së bashku mund ta mposhtim këtë virus.

“Së bashku mund ta mposhtim këtë virus”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

“Për dy ditë, vaksinimi do të fillojë në të gjithë Bashkimin Europian dhe gradualisht, do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale. Deri atëherë, le të jemi të kujdesshëm”, shtoi presidentja e Komisionit Europian në mesazhin e saj në Twitter duke uruar Gëzuar Krishtlindjet.