Vlora Dumoshi u takua me legjendën e gjallë të fyellit, kavallit, bishtnicave – enciklopedinë e instrumenteve frymore

0
86

Nga Vlora Dumoshi

Sot më nderoi me vizitë Shaqir Hoti legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave – enciklopedia e instrumenteve frymore.
Shaqir Hoti ësht mjeshtër i etnomuzikologjisë dhe për dekada me rradhë e ka ruajtur muzikën burimore si thesar të çmuar të kulturës së vendit tonë.
Baca Shaqë tërë jetën ia ka kushtuar artit të popullit, në radhë të parë si artist në perceptimin e vlerave krijuese, mandej si instrumentist dhe sajues i veglave muzikore. Ai është talent i rrallë dhe ekzekutues i të gjitha instrumenteve muzikore, gjurmues i pashoq i të gjitha instrumenteve, që nga Okarina e lashtësisë për “rikthimin” e së cilës mbanë meritën historike e deri te instrumentet tradicionale.
Ai përjetësisht do të mbetet personalitet autentik muzikor dhe në piedestalin e trashëgimisë folklorike shqiptare.
Nder e krenari që e kemi!