Vlora Dumoshi flet për fotografinë me Grenellin dhe tregon nëse do të bëhet ministre

0
808

Ajo ishte skiatore, valltare e edhe karateiste. Ka pasaportë amerikane por jeton dhe vepron në Kosovë.

Disa poste të larta në LDK, e ndërkohë prishtinasja është edhe asambleiste në Komunën e Prishtinës.

Vlora Dumoshi në Amerikë jetoi rreth 4 vjet, ku edhe punoi me ushtrinë amerikane.

Atje shkoi si refugjate, raporton oxygenpress.info

“Ka qenë një program që kam punuar. KFOR-i para se të vinte në Kosovë i zhvillonte ushtrimet në bazat më të mëdha amerikane, edhe pjesa e madhe e kosovarëve merrnim pjesë në ushtrime, kjo më ka dhanë në atë kohë një lloj qetësie shpirtërore sepse edhe pse isha përtej oqeanit po punoja diçka për vendin tim. Pastaj kam qenë në Kalifornia në institutin më të madh të gjuhëve, ku e kemi hartuar librin për forcat speciale amerikane, përmbajtja e librit ka qenë me situatat të ndryshme që ata mund të përballen në Kosovë”, thotë ajo.

Ajo është e bija e patriotit Ismail Dumoshi, që ka edhe çmimin Hero i Kosovës.

Ndërsa, dy djemtë e saj tashmë po studiojnë në Amerikë.

Roni dhe Rapi, i pari është në magjistraturë për inteligjencë në Uashington, ndërsa i dyti magjistron në ekonomi si dhe ndërkombëtare ku punon edhe si asistent në Univeristetin “Johns Hopkins”.

“Pres që dy fëmijët të kthehen në Kosovë dhe të kontribuojnë këtu. Ne duhet të ju krijojmë kushte jo vetëm atyre por të gjithë të rinjve të vendit”, thotë Dumoshi.

Ajo ka komentuar disa nga politikanët në Kosovë. Për Albinin ishte më e rezervuar, ndërsa për Hashim Thaçin tha se e kanë bërë president, në mënyrë që PDK-ja t’i humbte zgjedhjet.

Për Kadri Veselin tha se është kryetar i PDK-së të cilët humbën, dolën në vendin e tretë.

Për Shpend Ahmetin tha se sa është pritur prej tij nuk ka realizuar.

“Shpendi mendoj që ka qenë shembulli më i keq, sidomos për gjeneratat e reja. Më vjen keq por prej tij është pritur një frymë e re, por për gjashtë vjet ai është dështim total në menaxhimin e Komunës së Prishtinës”, thotë ajo.

Vlora teksa flet për një marrëveshje të mundshme me Vetëvendosjen, thotë se ata e duan postin e kryetarit të Kuvendit dhe se në kërkesat e tyre nuk heqin dorë.

Ajo ka folur edhe për takimin e saj me Richard Grenell, i dërguar i posaçëm që pritet t’i qoj përpara përpjekjet e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe fotografinë e saj me të.

Nuk ka treguar detaje se për çfarë kanë biseduar.

“Punët i kemi mirë nëse duam ne. Duhet formimi i Qeverisë së pari. KQZ fillimisht na vonoi goxha gjatë e duhet ne të gjithë të mendojmë për reformën zgjedhore”, thotë Dumoshi.

E pyetur nëse do të bëhet ministre pas një koalicioni të LDK-së me Vetëvendosjen, ajo thotë se nuk e lut askënd, por nëse partia vendos ajo e respekton vendimin./oxygenpress.info