Vlora Çitaku takon njeriun më të pasur në botë

0
79

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka takuar përsëri  themeluesin e Amazonit, transmeton Gazeta Metro.

Çitaku ka shpërdarë në faqen e saj në facebook një foto me themeluesin e Amazonit, Jeff Bezos.

Amabsadrorja ndër tjera mbi foto ka shkruar se është e lumtur se Bezos  e mbante mend Kosovën dhe dollinë që kishin ngre të dy për popullin e Kosovës para tri viteve.

“U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë. Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur. Amerika është e madhe!’”, ka shkruar Çitaku