Vlora Çitaku: Ka ardhur koha të kthehem në shtëpi

0
56

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku e ka konfirmuar se ajo nuk do të jetë më në këtë detyrë.

Çitaku ka thënë se pas më shumë se pesë vjetësh në Washington DC ka ardhur koha që të kthehet në shtëpi.

Përfaqësimin e Kosovës në SHBA, Çitaku e ka cilësuar si nderin e jetës së saj, derisa ka falënderuar institucionet e Kosovës për besimin që ia kanë dhënë.

“Kam qenë vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje që në Washington DC dhe në gjithë SHBA-në të bëhesha zëri i historive të mrekullueshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës. Të gjitha grave të reja dhe burrave që ma kanë inspiruar: FALEMNDERIT!”.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut në Facebook:

Është zyrtare!

Pas më shumë se pesë vjetësh në Washington DC ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi.

Ta përfaqësoja Kosovën në SHBA ka qenë nderi i jetës time. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

Kam qenë vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje që në Washington DC dhe në gjithë SHBA-në të bëhesha zëri i historive të mrekullueshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës. Të gjitha grave të reja dhe burrave që ma kanë inspiruar: FALEMINDERIT!

Të qenit kampioni juaj ka qenë kënaqësia më e madhe.

Të gjithë miqve të mi në DC dhe SHBA: Faleminderit për miqësinë dhe bashkëpunimin. Ndonëse pandemia ka kufizuar mundësitë e mia, do të përpiqem që të takoj sa më shumë prej jush, përpara se të largohem.

SHBA, faleminderit për pritjen. Kosovë, po kthehem tek ti.